Ndërlidhjet

Kamala Harris dhe Donald Trump
Kamala Harris dhe Donald Trump

Drejtpërdrejt Harris dhe Trump sigurojnë fitoret në shtetet ku pritej

  • Miliona amerikanë votuan për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
  • Në garë ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga vitit 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
02:56

Ndonjë befasi?

Deri më tash asnjë, sipas korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, Alan Crosby. Prej 18 shteteve ku janë shpallur rezultatet, të gjitha kanë mbetur me partitë që kanë qenë në zgjedhjet e mëparshme, më 2020.

Një qendër e numërimit të votave në Kaliforni.
Një qendër e numërimit të votave në Kaliforni.

02:40

Vazhdon numërimi i votave

02:15

Si qëndrojnë rezultatet e deritashme?

Sipas rezultateve që raportojnë AP dhe Reuters, kandidati republikan, Donald Trump, fitoi 95 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, 35.

Për t’u shpallur president, kandidati duhet të fitojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.

02:09

Vazhdon mbyllja e qendrave të votimit

Në minutat e fundit u mbyllën qendrat e votimit edhe në 16 shtete, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsinin dhe më herët Xhorxhian.

Këto katër shtete, bashkë me Karolinën e Veriut, Arizonën dhe Nevadën, njihen si shtete të papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë.

Një qendër votimi në Xhorxhia.
Një qendër votimi në Xhorxhia.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG