Ndërlidhjet

Katër të vrarë nga të shtënat në një spital në Oklahoma


Policia amerikane në vendin e ngjarjes në Tusla.
Policia amerikane në vendin e ngjarjes në Tusla.

Katër persona janë vrarë në të shtënat në një spital në Tusla, Oklahoma, tha policia amerikane.

Zyrtarët konfirmuan se sulmuesi i dyshuar, që kishte qenë i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, po ashtu ka vdekur.

Policia arriti në vendngjarje pasditen e së mërkurës në spitalin Saint Francis, tre minuta pas nisjes së të shtënave.

Po ashtu, disa persona janë plagosur nga të shtënat.

Shefi i policisë, Eric Dalgleish tha se “kemi katër civilë të vdekur dhe një sulmues të vdekur”.

Ai tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, besohet se ka bërë vetëvrasje.
I dyshuari “kishte një armë të gjatë dhe një pistoletë”, tha ai.

Ende nuk ka informacione për motivin e mundshëm të këtij sulmi.

Dalgleish tha se policia mori një telefonatë për sulmues aktiv në orën 16:52 sipas orës lokale dhe arriti në vendngjarje brenda tre minutash.

“Zyrtarët që arritën në vendngjarje dëgjuan të shtëna në ndërtesë, që i çoi ata në katin e dytë të ndërtesës”, tha ai.

Autoritetet thanë se po intervistojnë dëshmitarët që gjendeshin brenda spitalit, përfshirë edhe ata në katin e dytë, ku ndodhi sulmi.

Kapitali Richard Meulenberg tha për ABC News se kur policia arriti në vendin e ngjarjes “disa persona ishin qëlluar me armë zjarri” dhe disa veçse kishin vdekur.

Ai tha se ishte një skenë “katastrofike”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe BIden, është informuar për të shtënat në Tusla.

Shtetet e Bashkuara së fundmi janë përballur me të shtëna vdekjeprurëse, që kanë shtuar thirrjet nga Shtëpia e Bardhë për kontroll më të ashpër të armëve.

Nga të shtënat masive në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, një sulmues vrau 21 persona, përfshirë 19 fëmijë. Ndërkaq, në një sulm tjetër në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut u vranë dhjetë afrikano-amerikanë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG