Ndërlidhjet

SHBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit


Pjesëtar të Hamasit.
Pjesëtar të Hamasit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë një zyrtar i Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sanksionet i godasin edhe asetet e Hamasit dhe kompanive të lidhura me Hamasin që kanë tentuar t’i shmangin sanksionet paraprake, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit.

Irani e përkrah Hamasin dhe disa grupe tjera militante në Lindje të Mesme.

“Ne nuk do të hezitojmë në marrjen e masave për degradim të kapaciteteve të Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke iu shënjestruar aktivitetet financiare dhe rrjedhën e fondeve”, ka thënë zëvendës-Sekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.

Sipas tij, sanksionet ia pamundësojnë Hamasit shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar.

Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në tokën izraelite, duke i lënë të vdekur 1.400 persona.

Grupi militant i ka marrë edhe 200 pengje, disa prej tyre foshnje.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 7.000 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, por shifra nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Personave të futur tani në listë të zezë iu ngrihen të gjitha asetet në Shtetet e Bashkuara, dhe u ndalohet biznesi me individë apo kompani amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Hamasi gëzon investime në vlerë të qindra miliona dollarëve prej kompanive në Turqi, Sudan, Alergji, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vende tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG