Ndërlidhjet

SHBA-ja sanksionon gjashtë punonjës medial në Iran


Objekti i IRIB-it. Fotografi nga arkivi.
Objekti i IRIB-it. Fotografi nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjashtë punonjës të lartë të një korporate mediatike shtetërore iraniane.

Departamenti amerikan i Thesarit, tha në një deklaratë më 16 nëntor se të sanksionuarit janë punonjësit e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB).

Thesari tha se IRIB-i ka transmetuar qindra rrëfime të detyruara të të arrestuarve dhe ka prodhuar intervista të njerëzve që janë detyruar të pohojnë se të afërmit e tyre nuk janë vrarë nga autoritetet iraniane, por kanë vdekur për shkaqe aksidentale.

Më 28 tetor, SHBA-ja kishte shtuar sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypjen e protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.

Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, të vendosur nga Thesari amerikan kishte shënjestruar zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Liderët iranianë kanë akuzuar Shtetet të Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore për nxitje të atyre që i konsiderojnë “trazira”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG