Ndërlidhjet

SHBA: Rekord i viktimave nga mbidoza e drogës gjatë pandemisë


Lloj i drogës, heroinë.
Lloj i drogës, heroinë.

Një rekord i amerikanëve kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me pandemi të koronavirusit, kanë treguar të dhënat zyrtare.

Në total, vlerësohet se 93,331 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza më 2020 – çka përbën rritje për 30 për qind për dallim nga viti paraprak.

Ekspertët besojnë se kjo rritje tregon sa vdekjeprurëse janë bërë drogat, si dhe për ndikimin e pandemisë në shoqëri.

Kjo rritje e numrit të viktimave është thënë të jetë pasojë e përdorimit të ilaçit fentanyl.

Ky opoiod i fuqishëm sintetik besohet se është rreth 50 herë më i fuqishëm sesa heroina.

Ekspertët besojnë se ky ilaç ka “helmuar” drogat tjera, pasi shitësit e drogës nëpër rrugë, i përziejnë substancat me të, për t’i bërë më të fuqishme.

Izolimi dhe ndjenjat e vetmisë përgjatë periudhës së pandemisë, është thënë të jenë fajtorë për rritjen e numrit të vdekjeve të lidhura me drogën.

“Ky është numri më i lartë i vdekjeve nga mbidoza, që është regjistruar në periudhë 12-mujore, dhe rritja më e madhe nga viti 1999”, ka thënë drejtorja e Institutit amerikan për abuzim me drogë, Nora Volkow.

Të dhënat e prezantuara të martën kanë treguar se rreth 250 vdekje nga mbidoza janë regjistruar çdo ditë, apo 11 brenda një ore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG