Ndërlidhjet

SHBA me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën


Forcat ukrainase duke përdorur sistemet raketore HIMARS në rajonin e Hersonit. 5 nëntor 2022.
Forcat ukrainase duke përdorur sistemet raketore HIMARS në rajonin e Hersonit. 5 nëntor 2022.

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që përfshin municione, raketa dhe ndihmë tjetër për Kievin në vlerë prej 250 milionë dollarësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla.

“SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Blinken.

Pakoja e ndihmës është financuar përmes fondeve të miratuara më herët nga Kongresi amerikan.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji i kërkoi Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Kongres kanë mbështetur ndihmën për Ukrainën, por disa republikanë të krahut të djathtë duan të pakësojnë ndihmën.

Trupat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në lindje dhe jug të shtetit në qershor, por kanë bërë përparim të ngadalshëm drejt jugut për shkak se zona të mëdha janë minuar nga forcat ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG