Ndërlidhjet

SHBA ndan 345 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Tajvanit


Pamje gjatë stërvitjeve të kaluara ushtarakë në Tajvan. Fotografi nga arkivi.
Pamje gjatë stërvitjeve të kaluara ushtarakë në Tajvan. Fotografi nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara e kanë prezantuar pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.

Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por për të cilin Kina ka pretendime territoriale.

Ajo deklaron se do ta zotërojë një ditë këtë ishull, qoftë edhe me forcë.

Shuma e pakos – e cila sipas një zyrtari përmban pajisje për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim, si dhe municion për armë të vogla – do të tërhiqet nga rezervat e SHBA-së, për të mundësuar dërgimin e saj të shpejtë në Tajvan.

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se përmes kësaj ndihme “Tajvani do të mund ta rrisë mbrojtjen tani dhe në të ardhmen”.

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan e ka falënderuar Uashingtonin për “përkushtimin ndaj sigurisë së Tajvanit”.

“Tajvani dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të bashkëpunojnë nga afër në fushën e sigurisë, ashtu që ta ruajnë paqen, stabilitetin dhe status quo-në e Ngushticës së Tajvanit”.

Vitin e kaluar, ushtria kineze i ka realizuar dy stërvitje të mëdha ushtarake afër Tajvanit, duke simuluar sulme të shënjestruara dhe një bllokadë në ishull.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG