Ndërlidhjet

SHBA-ja kufizon edhe më shumë raportet tregtare me Rusinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi të premten, më 11 mars, se SHBA-ja do të ulë në mënyrë drastike statusin e saj tregtar me Rusinë si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës dhe gjithashtu do të ndalojë importet e ushqimeve të detit, alkoolit dhe diamanteve ruse.

Këto masa tregtare ndaj Rusisë, Biden tha se po merren në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7.

G7 është një forum politik ndërqeveritar i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

"Bota e lirë po bashkohet për t'u përballur me Putinin", tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Heqja e statusit të “kombit më të favorizuar” nga Rusia do t'i lejojë SHBA-së dhe aleatëve të vendosin tarifa më të larta për disa importe ruse, duke rritur izolimin e ekonomisë së këtij shteti.

Ndryshimet e presidentit Biden në statusin tregtar me Rusinë vijnë pasi presioni dypartiak është rritur në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si "marrëdhënie e përhershme normale tregtare" me Rusinë.

Biden: Po shënjestrojmë arterien kryesore të ekonomisë ruse
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Në kuadër të masave të reja të Shteteve të Bashkuara përfshihet ndalimi i importit nga Rusia të alkoolit si vodkës, dhe ushqimeve të detit, si kaviari.

Në kuadër të masave përfshihet edhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze në Rusi e që përfshin artikuj si duhan, veshje, bizhuteri, makina dhe antike.

Qëllimi i këtyre masave sipas zyrtarëve amerikanë është që vazhdohet me dëmtimin e oligarkëve rusë duke i privuar ata nga komoditeti pasi SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për ushtrim të presionit rreth atyre që janë afër presidentit rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë SHBA-ja vendosi të ndalojë importet e produkteve ruse të naftës dhe gazit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG