Ndërlidhjet

SHBA-ja mirëpret vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Shtetet e Bashkuara thanë se mirëpresin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se votimi i 16 korrikut është hap i radhës në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Ne i dimë kompromiset e vështira të bëra për këtë kompromis, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të ndërtuar momentum dhe për të punuar në hapat e ardhshëm”, tha Blinken përmes një deklarate me shkrim.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën, më 16 korrik, votoi propozimin francez dhe pas kësaj zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se javën e ardhshme do të nisin negociatat për anëtarësimin e Shkupit, por edhe Tiranës në bllok.

Opozita maqedonase po e kundërshton këtë propozim, pasi argumenton se “rrënon gjuhën dhe identitetin kombëtar maqedonas”.

Për më shumë se dy vjet, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj nisjes së negociatave për anëtarësim në bllok me Shkupin, për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG