Ndërlidhjet

SHBA: Kosova, lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit


Flamuri i SHBA-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Flamuri i SHBA-së dhe i Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar Kosovën për riatdhesimin e shtetasve të saj nga zonat e konfliktit në Siri, duke thënë se Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Të shtunën, më 17 korrik, Kosova riatdhesoi 11 shtetas nga zonat e konfliktit në Siri.

“Kthimi i këtyre shtetasve demonstron vullnetin e Kosovës që të marrë përgjegjësi për shtetasit e saj, teksa vendos shembull edhe për të tjerët. Kosova është lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Të shtunën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me kthimin e shtetasve të saj nga Siria, Kosova kryen përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik.

Kosova është bërë pjesë e këtij koalicioni qysh në vitin 2014.

Në mesin e të kthyerve janë një grua dhe dhjetë fëmijë.

Rreth 400 shtetas të Kosovës udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut që prej vitit 2011, kur shpërtheu konflikti.

Që atëherë, janë kthyer mbi 240 qytetarë.

Në fund të muajit të kaluar, sipas Policisë së Kosovës, në Siri dhe Irak kanë vazhduar të jenë rreth 100 shtetas kosovarë - në mesin e tyre burra, gra dhe fëmijë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG