SHBA-ja ashpërson luftën kundër COVID-19
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar, ndërmori vendime ndaj pandemisë COVID-19, duke nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë dhe duke kërkuar nga amerikanët që të mbajnë maska kur udhëtojnë me aeroplanë, trena dhe mjete të tjera të transportit publik. Ndërkohë, teksa infeksionet në mbarë botën kanë arritur pothuajse shifrën prej 100 milionë, shtetet po vazhdojnë programet e tyre të vaksinimit, teksa ekspertët në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar se pandemia po ndikon në shëndetin mendor të të rinjve dhe të punonjësve shëndetësorë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)
Facebook Forum