Autoritetet federale shëndetësore në Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit.
Thirrja pasoi raportet për mpiksje jashtëzakonisht të rralla të gjakut te njerëz që e kanë marrë vaksinën.
Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së tha se po vepron “nga kujdesi”.
Sipas saj, gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut janë zbuluar pas administrimit të më shumë se 6.8 milionë dozave të vaksinës.
Administrata për Ushqim dhe Barna shtoi se kjo mpiksje specifike e gjakut ka nevojë për trajtim të ndryshëm nga ai që administrohet zakonisht.
Administrata nuk dha më shumë detaje.
Gazeta New York Times citoi zyrtarët të kenë thënë se të gjashtë rastet që kanë pësuar mpiksje gjaku, kanë qenë gra të moshës 18 deri në 48 vjeç.
Një prej tyre ka vdekur.
Rregullatorët shëndetësorë në SHBA e kanë miratuar përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson në fund të shkurtit.
Kjo vaksinë kundër koronavirusit, ndryshe nga të tjerat që janë prodhuar në Perëndim, jepet në një dozë të vetme.
Atë e prodhon firma belge Janssen dhe efektiviteti i saj thuhet se arrin në 66 për qind.
Me raporte për mpiksje gjaku është përballur edhe vaksina e kompanisë anglo-suedeze, AstraZeneca.