Ndërlidhjet

SHBA mund të dërgojë tanke M1 Abrams në Ukrainë


Tank i llojit M1 Abrams
Tank i llojit M1 Abrams

Uashingtoni zyrtar pritet që të mërkurën të njoftojë se do të dërgojë dhjetëra tanke M1 Abrams në Ukrainë, ndërsa edhe Berlini ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mbështetja për dërgesat e tankeve po bëhet pasi Ukraina shkarkoi disa zyrtarë të lartë si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin në vend.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Uashingtoni, zyrtarët në Kiev përshëndetën atë që ata e shohin si një “ndryshim të mundshëm të lojës”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që të jepnin tanket e tyre më moderne, duke thënë se "nevoja për to është shumë e madhe”.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara deri tani janë përmbajtur në ofrimin e armatimeve të rënda dhe janë treguar të kujdesshme ndaj mbështetjes, duke e parë si diçka që mund t'i japë Kremlinit arsye për të zgjeruar konfliktin.

Rusia ka paralajmëruar se furnizimet me armë moderne sulmuese në Ukrainë do ta përshkallëzojnë luftën, me disa zyrtarë rusë që thonë se aleatët perëndimorë të Ukrainës po e çojnë botën në një "katastrofë globale".

Dorëzimi i tankeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara do të ishte një "një tjetër provokim flagrant", tha të mërkurën ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov.

"Është e qartë se Uashingtoni po përpiqet qëllimisht të na shkaktojë humbje strategjike," tha Antonov në Telegram."Tanket amerikane do të shkatërrohen nga ushtria jonë në të njëjtën mënyrë siç po shkatërrohen pajisjet tjera të NATO-s", shtoi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG