Ndërlidhjet

SHBA: Blerjet online në "të premten e zezë" arritën në 9.12 miliardë dollarë


Disa njerëz para dyqaneve duke kryer blerje.
Disa njerëz para dyqaneve duke kryer blerje.

Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar 9.12 miliardë dollarë për blerje online në të ashtuquajturën e premtja e zezë (Black Friday), duke tejkaluar parashikimet.

Në këtë sezon të festave, blerjet kanë arritur në 209.7 miliardë dollarë, çka shënon rritje prej 2.5 për qind në krahasim me blerjet e vitit të kaluar prej 205 miliardë dollarësh.

Pajisjet teknologjike kanë qenë në krye të shitjeve, përfshirë ato si Xbox, dronët dhe MacBook të kompanisë Apple, të përcjella nga lodrat, pajisjet shtëpiake dhe pajisjet për stërvitje.

E ashtuquajtura e premtja e zezë është shprehje për të premten pas Ditës së Falënderimeve që shënohet në Shtetet e Bashkuara.

Zakonisht kjo ditë nis sezonin e blerjeve për festat e fundvitit.

Shumica e dyqaneve ofrojnë zbritje të konsiderueshme dhe zgjasin oraret e punës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG