Ndërlidhjet

SHBA do të nisë evakuimin e bashkëpunëtorëve nga Afganistani në korrik


Ilustrim.
Ilustrim.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet të nisë evakuimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në 20 vjet luftë, në fund të korrikut.

Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se fluturimet nga Afganistani do të jenë të mundshme për aplikuesit e vizave speciale për imigrantë, të cilët veçse kanë aplikuar për lejeqëndrim në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me presion të ligjvënësve amerikanë për të prezantuar një plan për të evakuuar ndihmësit e ushtrisë, teksa trupat ushtarake largohen nga Afganistani.

Administrata nuk planifikon të bëjë të ditura detaje rreth fluturimeve, për “çështje të sigurisë”, ka thënë një tjetër zyrtar i lartë i administratës, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një njësit i Departamentit amerikan të Shtetit, që do të organizojë evakuimet, do të drejtohet nga ambasadorja veterane Tracey Jacobson, si dhe nga përfaqësues të Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG