Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia pajtohen për të biseduar për çështje të sigurisë


Flamuri rus dhe ai amerikan në prapavijë.
Flamuri rus dhe ai amerikan në prapavijë.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të ndalin Rusinë nga pushtimi i Ukrainës, duke thënë se një veprim i tillë do të rezultonte me sanksione të Perëndimit, rritje të ndihmës së NATO-s për Kievin dhe pozicionimin e më shumë forcave afër Moskës.

“Nëse Rusia shkon tutje, ne dhe aleatët tanë jemi të përgatitur për masa që do ta dëmtonin Rusinë në aspektin ekonomik dhe do ta përballnin me pikërisht atë që nuk do – më shumë kapacitete të NATO-s, jo më pak, më afër Rusisë, jo më larg”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane më 23 dhjetor.

Rusia ka mbledhur rreth 100,000 trupa ushtarake afër kufirit me Ukrainën, dhe këtë situatë Shtetet e Bashkuara e kanë parë si pushtim potencial të Ukrainës.

Kremlini, në anën tjetër, e hedh poshtë këtë pretendim.

Forcat ushtarake mund të jenë edhe presion drejt Ukrainës dhe Perëndimit për t’u pajtuar me garancitë për siguri që kërkon Moska, ka thënë analistët.

Në këto kërkesa përfshihet kufizimi i zgjerimit të NATO-s në lindje dhe bashkëpunimit me ish-shtetet sovjetike që nuk janë pjesë e aleancës veri-atlantike sikurse Ukraina dhe Gjeorgjia.

A do të ketë edhe një luftë në Ukrainë?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:01 0:00

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se SHBA-ja është e gatshme që të angazhohet me Rusinë në fillim të janarit, sa u përket garancive për siguri.

Megjithatë, ky zyrtar e ka përsëritur se disa prej kërkesave të Rusisë janë të papranueshme.

Ky zyrtar ka thënë se secili dialog “duhet të bazohet në reciprocitet” dhe se Perëndimi do të prezantojë shqetësimet e veta për veprimet e Rusisë.

Megjithatë ky zyrtar nuk ka ofruar kohë dhe lokacion se kur mund të zhvillohen bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se takimi do të zhvillohet në Gjenevë muajin e ardhshëm.

Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, të mbajtur më 23 dhjetor, Putin i ka kërkuar Perëndimit garanci të menjëhershme për sigurinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG