Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe OKB-ja të shqetësuara për gjendjen e presidentit të rrëzuar të Nigerit


 Presidenti i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum.
Presidenti i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin dhe sigurinë e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum, i cili është që dy javë nën arrest.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas) u ka dhënë kohë deri të dielën liderëve të puçit në Niger, që të dorëzohen.

Zyrtarët e Escowas-it do të takohen më vonë gjatë ditës për të vendosur se çfarë do të bëjnë pas atij afati.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur, po ashtu, shqetësim, pas raportimeve se familja e presidentit është duke jetuar në kushte të rënda.

Bazoumi është rrëzuar nga pushteti më 26 korrik dhe prej atëherë, ai është mbajtur në pallat presidencial, por nuk dihet asgjë për të.

Shefi i Gardës presidenciale, gjenerali Abdourahmane Tchiani, tani pretendon se është udhëheqës i Nigerit.

Regjimi i ri ushtarak e ka mbyllur hapësirën ajrore të shtetit deri në njoftimin e radhës, duke përmendur “kërcënimin nga intervenimi ushtarak” prej vendeve të huaja.

Të mërkurën, Franca i ka hedhur poshtë akuzat e ushtrisë së Nigerit se po tenton ta destabilizojë shtetin.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Franca, kanë baza ushtarake në Niger, në kuadër të operacioneve të tyre për të penguar operimin e grupeve xhihadiste në rajon.

Franca në të kaluarën e ka pasur Nigerin koloni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG