Ndërlidhjet

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne


Cisterna Mercer Street. Fotografi nga arkivi.
Cisterna Mercer Street. Fotografi nga arkivi.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani ka qenë mbrapa sulmit ndaj një cisterne të naftës, që ka lënë të vdekur dy persona.

Këto dy vende po ashtu janë zotuar për t’u përgigjur ndaj sulmit, që e kanë konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik.

Një shtetas britanik dhe një rumun, janë vrarë në sulm.

Deklaratat e Mbretësisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë ardhur pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka “të dhëna” se Irani është përgjegjës për sulmin.

Bennett ka paralajmëruar se “ne e dimë si të dërgojmë mesazh te Irani, në mënyrën tonë”, derisa Teherani i ka hedhur poshtë ato që i ka konsideruar “akuza të pabaza”.

Sulmi ndaj cisternës Mercet Street duket se përbën përshkallëzimin e fundit të situatës në mospajtimet mes Izraelit dhe Iranit.

Prej muajit mars janë raportuar një mori sulmesh në anijet izraelite dhe ato iraniane, mirëpo viktima ka pasur rrallë.

Irani ka akuzuar po ashtu Izraelin për shënjestrim të zonave të tij bërthamore si dhe shkencëtarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG