Banorët e Buçës: Forcat ruse "i vranë njerëzit sistematikisht"
Pamjet e dhjetëra trupave të vrarë nëpër rrugët e fshatit Buça, afër Kievit, janë parë në mbarë botën, duke nxitur akuza për krime lufte kundër forcave ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Levko Stek, ka shkuar atje, pak pas çlirimit të vendbanimit nga forcat ukrainase. Ai ka parë masakrën nëpër rrugë dhe ka biseduar me banorët rreth asaj që ka ndodhur atje. Në kohën e publikimit të këtij materiali, REL-i nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur të gjitha rrëfimet. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)