Shtetet e Bashkuara në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se SHBA-ja mund të ofrojë avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë.
“Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata, nëse Polonia vendos të dërgojë avionë” në Ukrainë, tha Blinken.
“Nuk mund të flas për afate, por mund të them se jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë shumë, shumë aktive”, shtoi ai.
Këto deklarata të Blinken vijnë pas kërkesës që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy bëri ndaj ligjvënësve amerikanë. Më 5 mars, ai u kërkoi ligjvënësve që SHBA-ja ta ndihmonte shtetin e tij me avionë dhe dronë, në mënyrë që të mund të mbrohet më mirë nga forcat ruse, të cilat kanë nisur pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.