Ndërlidhjet

SHBA-ja akuzon iranianë për hakimin e fushatës së Trumpit


Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump. Fotografi nga arkivi.
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump. Fotografi nga arkivi.

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald trupit dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike.

Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënprsidentja demokrate, Kamala Harris.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG