Gati 26 milionë njerëz në Shangai po hyjnë në javën e tretë të mbylljes si pjesë e masave të rrepta kufizuese pas përhapjes së variantit Omicron.
Shkalla e infektimit me këtë virus ka arritur pikën më të lartë që nga fillimi i pandemisë më shumë se dy vjet më parë.
Shumë banorë të metropolit kinez janë të shqetësuar për mungesën e qasjes në ushqim, pasi kufizimet radikale kanë bërë të pamundur furnizimin e bollshëm me ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Kjo është hera e parë që masa të tilla kaq të rrepta vendosen në Shangai, pasi deri në mars masat ishin më të relaksuara se në qytetet e tjera kineze.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)