Dianne Feinstein, senatorja demokrate amerikane nga Kalifornia, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Ajo kishte një prej ligjvënësve amerikanë që kishte votuar për autorizimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për ndërmarrjen e sulmeve ajrore ndaj caqeve serbe, që i dhanë fund luftës më 1998-1999.
Feinstein gjatë shërbimit shumëvjeçar si senatore amerikane ka avokuar për kontroll të armëve dhe ka dokumentuar torturat ndaj të dyshuarve të huaj për terrorizëm nga CIA.
Ajo u bë gruaja e parë që udhëhoqi Komitetin mjaft me ndikim të Senatit për Inteligjencë.
Feinstein, fillimisht u zgjodh senatore më 1992 dhe shërbeu deri më 2023.
“Ajo ishte një prej zërave më të fuqishëm në Senat dhe hapi rrugën për gjeneratat e ardhshme të grave të cilat u zgjodhën pas saj në Senat”, shkroi në X, senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand.
E gjithë karriera e saj politike u formësua nga çështja e armëve.
Ajo u bë kryetare e San Franciskos më 1978 pas vrasjes së kryetarit të qytetit George Moscone dhe zyrtarit Harvey Milk.
Feinstein po ashtu udhëhoqi përpjekjet për ashpërsimin e ligjeve për kontrollin e armëve pas vrasjes së 20 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve në një shkollë fillore në Konektikat më 2012.
Për shkak të problemeve shëndetësore në shkurt të vitit 2023 ajo tregoi se nuk do të riparonte për Kongres.