Ndërlidhjet

Së paku 49 të vrarë nga një sulm rus ndaj civilëve në Harkiv


Pamje të pasojave të sulmit rus në Harkiv, Ukrainë, 5 tetor 2023.
Pamje të pasojave të sulmit rus në Harkiv, Ukrainë, 5 tetor 2023.

Së paku 49 njerëz janë vrarë si pasojë e një sulmi rus ndaj civilëve në rajonin e Harkivit në Ukrainë, thanë të enjten autoritetet ukrainase.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në rrjetin social X se Rusia “qëllimisht dhe në mënyrë barbare i sulmoi caqet civile – një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza në rrethinën Kupiansk”.

Në sulm u vranë së paku 49 njerëz, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën gjashtë të tjerë, tha Ministria.

Një grua reagon pranë trupave të vrarë dhe plagosur në zonën e sulmit rus në fshatin Hroza, në rajonin Harkiv, në Ukrainë, 5 tetor 2023.
Një grua reagon pranë trupave të vrarë dhe plagosur në zonën e sulmit rus në fshatin Hroza, në rajonin Harkiv, në Ukrainë, 5 tetor 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi për këtë sulm në rrjetet sociale, i cili ndodhi derisa ai udhëtoi për në Garanadë të Spanjës, për t’u takuar me liderët evropianë gjatë samitit të Bashkimit Evropian më 5 tetor, ku do të kërkojë të sigurojë edhe më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të paprovokuar rus.

“Një krim brutal rus... një sulm me raketë në një dyqan të zakonshëm ushqimi, ky është sulm i qëllimshëm terrorist”, shkroi Zelensky në Telegram.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha se ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vend të ngjarjes, ku ndodhet edhe një kafene.

Nuk u bë e ditur menjëherë nëse sulmi u krye me raketë apo me dron.

Zelensky dhe 46 liderë të tjerë shtetesh po marrin pjesë në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian – një forum i veçantë për shkëmbime politike mes 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 20 vendeve nga kontinenti dhe Kaukazi.

“Synimi ynë i përbashkët është ta garantojmë stabilitetin dhe sigurinë e shtëpisë sonë të përbashkët evropiane”, tha Zelensky.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG