Ndërlidhjet

Së paku 16 të vdekur nga zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut


Ndërtesa e fabrikës së baterive në Hwaseong, në Korenë e Jugut, e dëmtuar nga zjarri, 24 qershor 2024.
Ndërtesa e fabrikës së baterive në Hwaseong, në Korenë e Jugut, e dëmtuar nga zjarri, 24 qershor 2024.

Së paku 16 njerëz kanë humbur jetën, shtatë janë lënduar dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur të hënën si pasojë e zjarrit në një fabrikë për prodhimin e baterive në afërsi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, thanë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit në fabrikën në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit, i tërhoqën trupat e viktimave pas kërkimeve nëpër zonë, tha zjarrfikësi lokal Kim Jin-young.

Kim tha më herët se shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj, përfshirë kinezë.

Ai theksoi se një dëshmitar u tha autoriteteve se zjarri nisi pasi shpërthyen bateri kur punëtorët po i vlerësonin dhe paketonin ato.

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes së një zjarri vdekjeprurës në fabrikën e baterive në Hwaseong, në Korenë e Jugut, 24 qershor 2024.
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes së një zjarri vdekjeprurës në fabrikën e baterive në Hwaseong, në Korenë e Jugut, 24 qershor 2024.

Megjithatë, ai shtoi se do të kryhet një hetim për ta gjetur shkaktarin e saktë të zjarrit.

Kimi tha se ata që u gjetën të vdekur me gjasë nuk ia dolën të iknin nga fabrika përmes shkallëve. Ai nënvizoi se zyrtarët do të kryejnë hetim për të mësuar nëse funksionoi apo jo sistemi për shuarjen e zjarrit.

Në përgjithësi 102 njerëz po punonin në fabrikë para se të shpërthente zjarri.

Presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol i urdhëroi më herët zyrtarët t’i mbledhin të gjithë personelin dhe pajisjet për të gjetur të mbijetuar, tha Zyra e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG