Ndërlidhjet

Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s


Presidenti indonezian Joko Widodo, Emmanuel Macron, Joe Biden dhe Vladimir Putin. (Kolazh fotosh).
Presidenti indonezian Joko Widodo, Emmanuel Macron, Joe Biden dhe Vladimir Putin. (Kolazh fotosh).

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s në që do mbahet në Indonezi në nëntor, tha të hënën një këshilltar i Kremlinit.

"Ne kemi marrë ftesën zyrtare... dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë," u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai tha se me "shumë kohë" përpara samitit të 15-16 nëntorit në Bali, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shtoi Ushakov.

Gjatë pandemisë së COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua virtualisht samitit të G20-s në Romë.

Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të grupit këtë vit, shkaktoi polemika duke ftuar Rusinë në mbledhjen e ekonomive kryesore të botës.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ushtruar presion ndaj Xhakartës për të përjashtuar Moskën pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe akuzave për krime lufte.

Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tregoi të hënën se ai ishte ende i hapur për të marrë pjesë, pavarësisht nga prania e mundshme e Putinit.

Scholz, i cili aktualisht është nikoqir në samitin e G7-s të vendeve më të industrializuara, tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse do të merrte pjesë "pak para nisjes".

Ai vuri në dukje se Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjithashtu të dielën se ajo nuk përjashtoi mundësinë e uljes në të njëjtën tryezë me Putinin në G20.

Ajo tha se ishte "e rëndësishme t'i tregonim atij përballë se çfarë mendojmë për të".

Kombet e G20-s përbëjnë rreth 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik botëror, ndërsa G7-a kontribuon rreth 31 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG