Ndërlidhjet

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar me dronë rajonin Smolensk


Një ushtar ukrainas duke operuar një dron. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një ushtar ukrainas duke operuar një dron. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 maj, bëri të ditur guvernatori i këtij rajoni, Vasily Ankhin, përmes një postimi në Telegram.

“Sot, rajoni i Smolenskut u godit sërish nga dronët ukrainas. Në qarkun Rosllav, armiku tentoi të dëmtojë një ndërtesë së energjisë. Nuk ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe ata të zbatimit të ligjit janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar 12 dronë ukrainas në pesë rajone.

Ukraina, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të Rusisë, të cilat nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kohëve të fundit, Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, të cilat po shënjestrojnë edhe infrastrukturën e energjisë. Kievi, ndërkaq, kryen vazhdimisht sulme ajrore në rajonet ruse që janë në kufi me territorin ukrainas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG