Ndërlidhjet

Rusia akuzon Ukrainën për shkatërrimin e një tubacioni të amoniakut


Një rezervuar i amoniakut në Ukrainë. Fotografi nga arkivi.
Një rezervuar i amoniakut në Ukrainë. Fotografi nga arkivi.

Moska ka akuzuar një grup “sabotuesish” ukrainas për hedhjen në erë të tubacionit Togliati-Odesa, përmes së cilit Rusia ka eksportuar amoniak para se të niste ofensiva.

“Një grup sabotuesish ukrainas kanë hedhur në erë tubacionin e amoniakut Togliati-Odesa” që gjendet afër fshatit Masjutovka, në verilindje të rajonit të Harkivit mbrëmjen e së hënës, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, duke shtuar se disa civilë janë lënduar.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se do të duhej një deri në tre muaj për të riparuar dëmin në këtë tubacion amoniaku.

Lidhur me këto akuza të Moskës, Kievi ende nuk ka reaguar, por më herët kishte deklaruar se tubacioni ka qenë nën granatime të vazhdueshme ruse.

Rusia është një ndër prodhueset më të mëdha në botë të plehrave artificiale, përbërës kryesor i prodhimit të së cilave është amoniaku.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG