Ndërlidhjet

Rusia thotë se i rrëzoi dy dronë në jug të Moskës


Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit. (Fotografi nga arkivi).
Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit. (Fotografi nga arkivi).

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha mëngjesin e së martës se i ka rrëzuar dy dronë mbi rajonin Tula, në jug të Moskës, por nuk specifikoi kohën apo lokacionin e saktë.

“Mjete ajrore pa pilotë u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore mbi territorin e rajonit Tula”, tha Ministria ruse më 29 gusht.

Ajo nuk raportoi për viktima apo dëme.

Më herët, Ministria raportoi se i kishte shkatërruar dy dronë mbrëmjen e 28 gushtit mbi rajonin Belgorod, në kufi me Ukrainën. Nuk u raportua për viktima apo dëme.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, raportoi se aeroportet e Moskës, Vnukovo dhe Domodedovo, i kanë kufizuar fluturimet mëngjesin e së martës.

Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit, pasi Kievi u zotua në fillim të verës do t’i përgjigjet me luftë Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG