Ndërlidhjet

Rusia thotë se i rrëzoi 18 raketa ukrainase mbi Belgorod


Mbetje municioni në një rrugë në Belgorod, Rusi, pas sulmeve ukrainase, 17 mars 2024.
Mbetje municioni në një rrugë në Belgorod, Rusi, pas sulmeve ukrainase, 17 mars 2024.

Forcat ruse i kanë rrëzuar 18 raketa ukrainase që ia kishin mësyrë rajonit rus Belgorod mëngjesin e së mërkurës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një person u plagos nga rënia e copëzave të raketave dhe se u dëmtuan ndërtesat teksa forcat ruse i shkatërruan raketat.

Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi.

Ukraina ka disa muaj që kryen sulme ajrore në Belgorod dhe dy rajone të tjera ruse, Kursk dhe Voronezh.

Rreth 25 njerëz u vranë nga sulmi më i madh në Belgorod në fillim të këtij viti.

Në javët e fundit, autoritetet e këtij rajoni u kanë kërkuar banorëve të largohen përkohësisht nga Belgorodi dhe rajonet përreth.

Më 19 mars, autoritetet ruse thanë se rreth 9.000 fëmijë do të evakuohen prej Belgorodit dhe rajonit përreth, pas sulmeve, për të cilat janë duke e fajësuar Ukrainën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG