Ndërlidhjet

Rusia shqyrton tërheqjen nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut


Sergei Lavrov dhe Thorbjorn Jagland
Sergei Lavrov dhe Thorbjorn Jagland

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ka udhëtuar për në Moskë më herët gjatë muajit, ku është takuar me zyrtarët rusë për të gjetur zgjidhje rreth mosmarrëveshjes, që mund të çojë Rusinë të tërheqë anëtarësimin e saj nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vizita erdhi disa javë pas retorikës së ashpër të zyrtarëve të lartë rusë, që kërcënuan se do t’i injoronin vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), derisa Moska të ketë të drejtën e plotë të votës në Këshillin parlamentar.

Rusia ishte privuar nga e drejta e votimit para tri viteve, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe që atëherë, Rusia e ka shpërfillur Parlamentin e Këshillit të Evropës, i njohur si PACE.

Në qershor, Rusia ka ndaluar pagesat ndaj Këshillit të Evropës.

Sekretari për shtyp i Jaglandit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet me Moskën ishin “konstruktive”.

Megjithatë, progresi i këtyre bisedimeve nuk ishte i dukshëm.

Më 23 tetor, një ligjvënës “i lartë” rus, ka paralajmëruar se Rusia mund të bllokonte pjesëmarrjen në Gjykatën e Strasburgut, t’i ndalonte pagesat, dhe ky vendim do të ishte i pashmangshëm.

Kjo retorikë, ka nxitur parashikime të zymta nga Pavel Chikov, udhëheqës i të drejtave të grupit Agora, i cili përmes një postimi në Telegraf, tha se Rusia mund të jetë duke ecur drejt largimit nga blloku 47 anëtarësh.

Një veprim i tillë do t’i privonte rusët nga rekursi ligjor Gjykatës Evropiane (ECHR).

Më 27 tetor, zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, e kishte shmangur pyetjen rreth tërheqjes së Rusisë nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut.

Cilat janë spekulimet? Duhet të pyesni parlamentin e shtetit”, ishte cituar të ketë thënë Peskov për RIA Novosti.

Avokatët rusë për të drejtat e njeriut, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Moska duket se po mundohet të rrisë dyshimet rreth anëtarësisë, e jo doemos të braktisë këtë gjykatë.

Marrëdhëniet e Rusisë me Këshillin e Evropës kanë qenë të tensionuara që kur delegacioni i PACE-s e kishte privuar Rusinë nga e drejta e votimit për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Ndërsa Moska në shenjë proteste kishte bojkotuar PACE-n, dhe tashmë nuk e ka të drejtën e votës për më shumë se tri vite.

Vitin e ardhshëm do të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Evropiane, Komisionieri i lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Sekretari i Përgjithshëm, dhe Rusia ka paralajmëruar se këto zgjedhje nuk do të jenë “krejtësisht ligjore” pa pjesëmarrjen e delegacionit rus.

Më 25 tetor, Valentina Matviyenko, folëse në Këshillin e federatës nga dhoma e Parlamentit rus, ka thënë se Rusia nuk do t’i paguajë kontributet e anëtarësimit ndaj Këshillit të Evropës derisa delegacioni rus të kthehet në PACE.

Ndërsa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, Pavel Chikov ishte i matur në parashikimet e tija, duke thënë se beson se Rusia po rritë tensionin me organizatën në mënyrë që anëtarësimi i Rusisë të jetë subjekt i “ndonjë pazari diplomatik”.

Tani (po shohim) një përkeqësim të situatës në mënyrë që Këshilli i Evropës të detyrohet të zhvillojë disa bisedime me palën ruse, gjë që po ndodh tashmë”, ka thënë Chikov.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me sa duket është acarimi më i madh për Rusinë, ngase gjykata bazë në Strasburg, çdo vit, identifikon dhunë në Rusi, më shumë se në të gjitha vendet tjera anëtare. Në vitin 2016, një nga pesë vendimet e gjykatës ishin të lidhura me Rusinë.

Numri i gjykimeve kundër Rusisë, është dyfishuar në vitin 2016, prej 116 sa ishte në vitin 2015, në 228 raste.

Ndëra Rusia , vazhdimisht është ankuar për “politizim” të gjykatës.

Në vitin 2015, presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që i jep të drejta Rusisë për të shpërfillur vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse ato janë në kundërshtim me Kushtetutën ruse.

Përgatiti: Linda Gjokaj

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG