Ndërlidhjet

Ukrainë: Bomba godet shkollën, dyshohet për dhjetëra të vdekur


Rajoni i Luhanskit.
Rajoni i Luhanskit.

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pasi një bombë goditi një shkollë në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë me trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Rusia.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, konfirmoi dy vdekje, duke thënë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.

Rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesë dhe 30 u shpëtuan, shtatë prej tyre u plagosën, shtoi ai.

Rrëfime të tmerrshme të mbijetesës në Azovstalin e rrethuar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Gaidai tha se një aeroplan rus e kishte hedhur bombën të shtunën.

BBC thotë se akuzat e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe shton se nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Rusia.

Luhanski ka përjetuar luftime të ashpra ditëve të fundit ndërsa trupat ruse dhe luftëtarët separatistë kërkojnë të rrethojnë forcat qeveritare ukrainase, pak më shumë se dy muaj që nga fillimi i pushtimit rus.

Bilohorivka është afër qytetit të Severodonetsk, pjesë e kontrolluar nga Ukraina.

Shpërthimi rrëzoi ndërtesën e cila mori flakë dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar flakët, raportuan autoritetet ukrainase.

Ato thanë se pothuajse i gjithë fshati ishte strehuar në bodrumin e shkollës.

Numri përfundimtar i të vdekurve do të dihet vetëm kur rrënojat të pastrohen, thanë autoritetet.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 2,345 civilë të vdekur dhe 2,919 të plagosur në Ukrainë, tha Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në një përditësim muajin e kaluar.

Mijëra luftëtarë besohet gjithashtu se janë vrarë ose plagosur nga të dyja palët.

Më shumë se 12 milionë njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, me 5.7 milionë që janë larguar në vendet fqinje dhe 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Pjesa më e madhe e Luhanskut, e cila është pjesë e rajonit të Donbasit, ka qenë nën kontrollin e separatistëve për tetë vitet e fundit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG