Ndërlidhjet

Civilët pësojnë teksa Rusia lufton për ta ndalur ofensivën militante në Siri


Njerëzit përpiqen t'i shuajnë zjarret pas një sulmi ajror në qytetin verior të Idlibit të kontrolluar nga rebelët e Sirisë, më 2 dhjetor.
Njerëzit përpiqen t'i shuajnë zjarret pas një sulmi ajror në qytetin verior të Idlibit të kontrolluar nga rebelët e Sirisë, më 2 dhjetor.

Pamjet janë të qarta, tronditëse – dhe të njohura – si nga Siria ashtu edhe nga Ukraina.

Në provincën Idlib të Sirisë, një burrë përpiqet ta shuajë zjarrin derisa të tjerët vrapojnë nëpër rrugën e mbushur me gërmadha drejt korridorit të një spitali të dëmtuar rëndë. Në një kamp për njerëzit e zhvendosur, një banor thotë se e nxori trupat e pajetë të pesë njerëzve nga rrënojat pas, siç tha ai, një sulmi ajror rus.

“Lusim Zotin t’i pranojë ata si martirë”, tha ai për viktimat duke folur në një video të xhiruar nga Associated Press.

Më 2015, kur Rusia ndërhyri në luftën civile në Siri, sulmet e saj ajrore ishin pjesa më vendimtare e një fushate që luajti rol jetik në shmangien e rrëzimit të mundshëm të Qeverisë dhe në mbajtjen e presidentin Bashar al-Assad në pushtet.

Përveç se e ka ndihmuar aleatin e vet, Rusia e ka rritur edhe ndikimin e Moskës në Lindjen e Mesme dhe përtej, duke e kryer sulmin e parë të madh ushtarak jashtë ish-Bashkimit Sovjetik në dekada. Ishte një shuplakë për Shtetet e Bashkuara dhe për Perëndimin, të cilat nuk e donin Assadin për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dëshironin që ai të rrëzohej.

Por, presidenti rus Vladimir Putin i arrti ato përfitime në kurriz të civilëve sirianë, të cilët ishin shpesh viktima të sulmeve ajrore shkatërruese, pavarësisht pretendimit të Moskës se në shënjestër të saj ishin vetëm, siç i quante ajo, “terroristët”.

Vlerësohet se numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë prej se nisi lufta më 2011 sillet mes 300.000 dhe 600.000.

Dhe, tani po ndodh përsëri, pasi Qeveria e Assadit dhe Rusia po luftojnë për ta ndalur një ofensivë befasuese të udhëhequr nga grupi militant Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

HTS-ja dhe grupet aleate kanë kapur pjesën më të madhe të Alepos, i cili është qyteti i dytë më i madh në Siri, në ofensivën më të madhe të kryer nga kundërshtarët e Qeverisë që nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia në vitin 2020, i cili solli një qetësi relative në luftime.

“Rusia ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ndaj civilëve në Siri në të kaluarën, dhe nuk ka arsye të besohet se këtë herë do të jetë ndryshe”, tha Jenny Mathers, eksperte për politikën dhe sigurinë ruse dhe profesoreshë në Universitetin Aberystëyth, në një deklaratë të shkruar për Radion Evropa e Lirë (REL).

Dëshmitë dhe pamjet nga Idlib - një bastion i rebelëve dhe militantëve në veriperëndim të Sirisë - dhe nga zona të tjera që prej fillimit të ofensivës në fund të nëntorit, duket se e konfirmojnë një gjë të tillë.

Sulmet ajrore ruse dëmtuan një kompleks prej katër spitalesh dhe një ndërtesë të administratës shëndetësore në Idlib më 2 dhjetor, sipas Helmetave të Bardha, një organizatë shpëtimi që operon në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.

Fotografitë dhe videot shfaqin automjete të djegura, re tymi, ndërtesa të dëmtuara brenda dhe jashtë, si dhe rrugë të mbushura me pluhur dhe mbeturina.

“Shumica e sulmeve duket se janë drejtuar ndaj aseteve që mund të konsiderohen të rëndësishme për synimet operacionale të [Rusisë]”, tha Nicole Grajewski, studiues në Carnegie Endoëment for International Peace, në një deklaratë me shkrim për REL-in.

Ringjallja e luftës në Siri: Kush janë rebelët që po sfidojnë regjimin e Assadit?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

“Megjithatë, Rusia kurrë nuk ka treguar ndonjë shqetësim të veçantë për viktimat civile, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët”, shtoi ajo.

Kjo ndodh pjesërisht sepse forcat ajrore ruse “nuk janë shumë të afta në shënjestrimin dinamik”, shkroi Grajewski.

Por, ajo sugjeroi gjithashtu se Rusia ka treguar mungesë shqetësimi për jetën e civilëve me “taktikat e saj të rrethimit në Ghoutanin lindore dhe Alepo gjatë fazave të hershme të fushatës – e lëre më në Ukrainë”.

“Një përgjigje ad-hoc”

Prej se Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, forcat ruse i kanë goditur shpesh ndërtesat e banimit, shtëpitë private dhe vendet publike si, supermarketet dhe qendrat tregtare në qytete dhe qyteza në gjithë vendin.

Bombardimet me raketa dhe dronë kanë vrarë dhe plagosur civilë çdo ditë.

Rusia i ka goditur gjithashtu edhe objektet vendimtare civile, siç janë termocentralet dhe infrastruktura të tjera energjetike.

Mark Galeotti, ekspert mbi politikën dhe sigurinë ruse, tha se, përgjithësisht, Rusia “as nuk i shënjestron qëllimisht civilët dhe as nuk i shmang ata: nëse ata ndodhen në rrugën e një sulmi që konsiderohet operacionalisht i domosdoshëm, atëherë ashtu qoftë”.

“Megjithatë, ndonjëherë ata shënjestrojnë qëllimisht infrastrukturën civile, si spitalet, centralet energjetike dhe objektet e furnizimit me ujë, për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zonat që dëshirojnë t’i spastrojnë”, shtoi ai.

Por, ai theksoi se, në terma të taktikave dhe synimeve, bombardimet e tanishme ruse në Siri ndryshojnë nga fushata e saj ajrore kundër Ukrainës.

Në Siri, “ky është një reagim emergjent ad-hoc ndaj një krize, ndërsa në Ukrainë, një strategji e qëllimshme për të degraduar infrastrukturën kritike kombëtare”, tha Galeotti.

“Megjithatë, ato padyshim pasqyrojnë një doktrinë të përbashkët, një mënyrë lufte që i konsideron viktimat civile si të pashmangshme - dhe ndonjëherë edhe të nevojshme”, shtoi ai.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG