Ndërlidhjet

Rusia pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore pas një jave luftë


Fotografi ilustruese. Zjarr pas sulmeve ajrore në Ukrainë
Fotografi ilustruese. Zjarr pas sulmeve ajrore në Ukrainë

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

"Okupatorët" rusë ishin në "të gjitha anët" e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me "mysafirët e armatosur".

Ai "nuk kishte bërë asnjë premtim" për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

"Deri tani mirë. Flamuri që fluturon sipër nesh është ukrainas dhe në mënyrë që ai të qëndrojë i tillë, këto kërkesa duhet të plotësohen," tha ai në një postim në Facebook.

Fitorja e Moskës në Herson vjen një javë pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin marshoi në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu.

Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë sporadike objektiva civile anembanë vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Harkiv, i cili tani po vihet nën sulme më intensive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur breshërinë e raketave dhe predhave një "krim lufte" dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG