Ndërlidhjet

Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Fotografi nga arkivi.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Fotografi nga arkivi.

Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore në përgjigje të veprimeve të Perëndimit sa i përket luftës në Ukrainë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Ryabkov nuk tha se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Doktrina aktuale bërthamore e Rusisë, që është përcaktuar përmes një dekreti të presidentit rus, Vladimir Putin, më 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga ndonjë armik apo ndonjë sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e shtetit.

Rusia, që e ka akuzuar Perëndimin se e përdor Ukrainën për të luftuar Moskën, ka thënë më herët se po e shqyrton mundësinë e ndryshimeve në doktrinën bërthamore. Por, deklarata e Ryabkovit deri më tani është më e qarta sa i përket synimit të Rusisë që t’i realizojë këto ndryshime.

“Puna është në një fazë të avancuar dhe ka qëllim të qartë për të bërë përmirësime”, citohet të ketë thënë Ryabkov.

Sipas tij, vendimi për ndryshime në doktrinën bërthamore “lidhet me kursin përshkallëzues të armiqve tanë perëndimorë” sa i përket luftës në Ukrainë.

Ukraina po përballet me pushtim rus që nga shkurti i vitit 2022. Perëndimi e ndihmon Kievin me pajisje ushtarake dhe ndihmë tjetër financiare dhe humanitare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG