Ndërlidhjet

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të dhënave të ministrisë.

Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu është futur në listën e personave që Rusia i kërkon.

Edhe në të kaluarën, autoritetet ruse kanë vendosur emrat e zyrtarëve dhe politikanëve ukrainas në listën e personave të kërkuar. Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë vendosi kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar.

Pranverën e kaluar, një gjykatë në Moskë ngriti aktakuza në mungesë ndaj tij për krijimin e një komuniteti terrorist, për kryerjen e një sulmi terrorist nga një grup personash dhe për posedim të armëve dhe mjeteve plasëse.

Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG