Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë "shkatërron" bashkëpunimin dypalësh.
Islanda tha të premten se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli "të ulët" të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.
“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
"Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës," thuhet më tej në deklaratë.
Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.