Këshilli i Evropës ka suspenduar të gjithë përfaqësuesit e Rusisë nga pjesëmarrja në organin e të drejtave pan-evropiane të Komitetit të Ministrave, si dhe në Parlament, pasi Moska sulmoi Ukrainën.
Këshilli i Evropës, që ka 47 shtete anëtare, njoftoi për këtë vendim më 25 shkurt. Në deklaratë u tha se ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric tha se sulmi në Ukrainë përbënte “shkelje flagrante” të statutit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Ky është një moment i errët për Evropën dhe për gjithçka që ne qëndrojmë”, tha ajo.
Organizata me seli në Strasburg tha se Rusia është anëtare e Këshillit Evropian dhe duhet të respektojë konventat përkatëse të të drejtave të njeriut.
“Suspendimi nuk është masë përfundimtare, por e përkohshme, që lë të hapura kanalet e komunikimit”, u tha në deklaratë.
Rusia, që është anëtare e Këshillit të Evropës që nga viti 1996, edhe një herë më parë ishte suspenduar. Pas aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, delegacionit rus në Parlament iu hoq e drejta e votimit.