Rusia akuzohet për “gjenocid” pas birësimeve të shpejta të fëmijëve ukrainas
Kievi thotë se rreth 2,000 fëmijë jetimë janë çuar dhunshëm drejt Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, që Moska e nisi më 24 shkurt. Qeveria thotë se dëshiron që këta fëmijë të kthehen në vendin e tyre. Por, Moska po miraton ligje të reja, që do ta përshpejtojnë procesin e pajisjes me shtetësi të këtyre fëmijëve ukrainas, dhe do t’i lehtësojnë procedurat e birësimit për familjet ruse. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)