Ndërlidhjet

Rusia bombardon qytetin e Odesës, raportohet për 19 civilë të vrarë


Ndërtesa e banimit në Bilhorod-Dnistrovskyi, rajoni i Odesës, e cila u godit nga sulmi me raketa më 1 korrik 2022.
Ndërtesa e banimit në Bilhorod-Dnistrovskyi, rajoni i Odesës, e cila u godit nga sulmi me raketa më 1 korrik 2022.

Shërbimet ukrainase të urgjencës bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet ruse me raketa kanë goditur ndërtesat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 19 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

Pushtimi rus i Ukrainës

REL ju sjell informacionet kryesore mbi pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë analiza, video dhe fotogaleri.

"Numri i të vdekurve në ndërtesë ka arritur në 19", tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesës, Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshirë një fëmijë dhe plagosi një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, shkroi ministria në Twitter.

Sulmi i së premtes në Odesa pason tërheqjen e forcave ruse të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi. Por, forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhanskut.

Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit.

Oleksii Hromov më herët tha se numri i sulmeve me raketa ruse në Ukrainë ishte dyfishuar në dy javët e fundit dhe se Moska po përdorte raketa me saktësi të ulët të epokës sovjetike në më shumë se gjysmën e sulmeve.

Rusia përdori një raketë të epokës sovjetike Kh-22 në sulmin në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremençukut të hënën, ku u vranë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve ukrainase.

Kremlini ka hedhur poshtë raportet e zyrtarëve ukrainas se raketat ruse goditën zonat e banuara në Odesa dhe përsëriti pretendimet se Moska nuk shënjestron civilët.

“Dëshiroj t’ju kujtoj fjalët e presidentit se Forcat e Armatosura Ruse nuk punojnë me objektiva civile”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët.

Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG