Ndërlidhjet

Rusi: Mbi 170 të arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë


Protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë.
Protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë.

Policia ruse ka arrestuar të shtunën 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës, ka njoftuar OVD.

Organizata OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, njoftoi se protestuesit u arrestuan në 14 qytete të ndryshme ruse.

AFP njoftoi se më shumë se 20 persona u arrestuan nga policia në një park afër Kremlinit.

Policia shoqëroi në stacion policor edhe disa njerëz që ishin ulur në park, raporton AFP.

Protesta kombëtare kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” saj në Ukrainë, u njoftua në mediat sociale nga aktivistët në rreth 30 qytete ruse.

Organizatorët thanë në një deklaratë se ata donin të protestonin kundër “kolapsit të ekonomisë së Rusisë”, kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe të kërkonin lirimin e kritikun të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

“Rusia meriton paqe, demokraci dhe prosperitet”, thanë organizatorët.

Arrestime kishte edhe në qytetin e Shën Petersburgut.

“Askush nuk do të vijë, të gjithë aktivët janë arrestuar në protestat e mëparshme”, tha 30-vjeçari Sergei Gorelov, i cili tha ishte në protestë.

“Unë thjesht erdha të shpreh disi protestën time për gjithçka që po ndodh. Është e frikshme të protestosh”, tha për AFP-në Galina Sedova, 50 vjeç.

Protestuesit e arrestuar rrezikojnë gjoba dhe dënime të mundshme me burg.

OVD-Info thotë se mbi 15,000 njerëz janë arrestuar në mitingjet në të gjithë vendin për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës, që cili filloi më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG