Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime


Pamje e bazës ajrore Belbek në Krime, që raportohet se ka qenë cak i sulmeve ukrainase.
Pamje e bazës ajrore Belbek në Krime, që raportohet se ka qenë cak i sulmeve ukrainase.

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvozhayev, tha se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Edhe më herët, kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Gadishullin ukrainas të Krimesë nuk kanë raportuar për viktima nga sulmet e fundit.

Ndërkaq, banorët lokalë thanë për kanalin ASTRA në Telegram se rreth “20 raketa” u përdorën gjatë sulmeve të Ukrainës.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Pretendimet e Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Në javët e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG