Ndërlidhjet

Disa të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi


Një helikopter Mi-8. Foto nga arkivi.
Një helikopter Mi-8. Foto nga arkivi.

Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga rrëzimi i një helikopteri turistësh në Rusi.

Në helikopter ishin 16 persona. Tetë prej tyre janë gjetur të gjallë dhe dy prej tyre janë në kujdes intenziv për shkak të lëndimeve të marra. Më herët ishte raportuar për nëntë të mbijetuar.

Helikopteri, i prodhuar në vitin 1984, drejtohej nga një transportues privat vendas, Vityaz-Aero, i cili është në bashkëpronësi me Igor Redkin, një biznesmen milioner i cili është gjithashtu ligjvënës rajonal.

Aksidenti ndodhi në Gadishullin Kamçatka të Rusisë.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se në bordin e helikopterit ishin 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Helikopteri Mi-8 ishte me turistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Raportohet se helikopteri është zhytur në një thellësi prej 100 metrash në një liqen.

Gadishulli Kamçatka është më shumë se 6.000 kilometra në lindje të Moskës dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve për peizazhin dhe natyrën e tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG