Ndërlidhjet

Putin miraton kufizime për mediat para zgjedhjeve presidenciale


Presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mbulimeve mediale, kanë raportuar mediat lokale më 14 nëntor.

Miratimi i ndryshimeve vjen para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini, që qeverisë me Rusinë në 24 vjetët e fundit, pritet të kërkojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Putin, 71 vjeç, ende nuk ka njoftuar nëse do të garojë në zgjedhje, duke theksuar se ai do të bëjë publik vendimin e tij vetëm pasi Parlamenti të caktojë zyrtarisht datën e zgjedhjeve.

Sipas amendamenteve që Putin ka miratuar, vetëm gazetarët e punësuar me kontratë nga mediat e regjistruara do të lejohen të mbulojnë takimet e Komisionit të Zgjedhjeve. Këto ndryshime potencialisht do të pamundësojnë që këto aktivitete zgjedhore të mbulohen nga gazetarët e pavarur.

Në ndryshime po ashtu përfshihet ndalimi i mbulimit të veprimeve të Komisionit në bazat ushtarake apo në zonat e tjera ushtarake pa leje paraprake nga autoritetet rajonale apo ushtarake.

Për më tepër, ndryshimet ndalojnë edhe aktivitetet zgjedhore në “burimet e bllokuara”.

Rusia ka intensifikuar shtypjen e opozitës dhe rrjedhjen e informacionit, duke ndaluar një sërë ueb-faqesh dhe shërbimesh, përfshirë Facebook-un dhe Instagram-in. Por, shumë persona përdorin shërbimin VPN për të shmangur bllokimin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG