Ndërlidhjet

Rusia vendos ndalesë ndaj kryeprokurorit të GJNP-së


Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan. Fotografi nga arkivi.
Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan. Fotografi nga arkivi.

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, përfshirë edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan.

Ky vendim i Moskës erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar për krime lufte. Urdhërarrestimi u lëshua lidhur me dëbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina.

Moska i mohon këto akuza.

Në listën e ndalesës për hyrje në Rusi janë edhe sekretarja shtetërore për Mbrojtje, Annabel Goldie, por edhe një sërë gazetarësh të BBC-së, Guardian dhe Daily Telegraph.

Rusia paralajmëroi se do të vazhdojë të zgjerojë listën në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore.

Që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e kaluar, shtetet Perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG