Rusia imiton markat perëndimore
Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.

1
Kjo është një degë e Stars Coffe në rrugën Arbat, në qendër të Moskës. Ky zinxhir kafesh, i ngjashëm me Starbucks, u hap më 18 gusht.

2
Dyqani i Stars Coffe në rrugën Arbat u hap në vendin ku më herët ishte Starbucks. Në maj, kompania Starbucks iu bashkua dhjetëra markave të mëdha perëndimore dhe u largua nga Rusia, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

3
Stars Coffe u hap nga reperi rus, Timati, i cili kishte publikuar një këngë më 2015, në tekstin e së cilës thuhej: “Presidenti Putin është shoku im i ngushtë”. Ky zinxhir kafesh ka bashkëpronar edhe gastronomin, Anton Pinskiy. Ata së bashku morën dyqanet që më herët shfrytëzoheshin nga Starbucks dhe aty do të hapen dyqanet e Stars Coffe në muajt në vazhdim. Starbucks kishte 130 degë në Rusi dhe pothuajse 2.000 punëtorë.
![Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”. ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-0e64-08da81de8411_w1024_q10_s.jpg)
4
Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.