Ndërlidhjet

Bjellorusia thotë se 9.000 trupa ruse do të vendosen atje


Trupat ruse pasi mbërritën në Bjellorusi për stërvitje ushtarake në janar 2022.
Trupat ruse pasi mbërritën në Bjellorusi për stërvitje ushtarake në janar 2022.

Ministria e Mbrojtjes në Minsk ka njoftuar se më pak se 9.000 trupa ruse do të vendosen në Bjellorusi, si pjesë e një "grupimi rajonal" të forcave që ajo pretendon se janë të nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj.

"Grupet e para të trupave ushtarake ruse që janë pjesë e (grupimit rajonal) filluan të mbërrijnë në Bjellorusi", shkroi në Twitter Valery Revenko, kreu i departamentit të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar të ministrisë së Mbrojtjes.

Ai tha se "zhvendosja do të zgjasë disa ditë" dhe do të përfshijë "pak më pak se 9,000 njerëz”.

Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, një aleat i ngushtë i liderit rus Vladimir Putin, tha më 10 tetor se Ukraina po përgatit një sulm ndaj territorit të shtetit të tij.

Ai tha se Rusia dhe Bjellorusia do të dislokojnë një task-forcë të përbashkët ushtarake, pranë kufirit ukrainas.

Bjellorusia varet financiarisht dhe politikisht nga Rusia.

Forcat ruse e kanë përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke dërguar ushtarë dhe pajisje në veri të Ukrainës, përmes bazave në Bjellorusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG