Ndërlidhjet

Vdes gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi


Rudina Dervishi.
Rudina Dervishi.

Gazetarja Rudina Dervishi, drejtuese e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv "Ditari" të Zërit të Amerikës, ka vdekur të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës ka thënë se "ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj".

“Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti”.

Dervishi ka lënë pas bashkëshortin, tre djem dhe nënën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG