Ndërlidhjet

Rrugët ‘vrasëse’ – për katër muaj 29 të vdekur


Pamje nga droni të një autostrade në Kosovë
Pamje nga droni të një autostrade në Kosovë

Në 4-mujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive apo aksidenteve në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente, statistika këto të publikuara nga autoritetet e rendit.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 118. 743 tiketa për shkelësit e ligjit, përkatësisht rregullave të komunikacionit, thotë Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt në komunikacionin rrugor, dhe mund t’ju konfirmoj se edhe pas aprovimit të Ligjit të ri, janë në proces masa të vazhdueshme operacionale policore”.

“Numri i përgjithshëm i aksidenteve me fatalitet mbetet ende shqetësues për arsye të një ngritjeje prej mbi 4 për qind”, thotë Hoxha.

Për dallim nga viti i kaluar, për periudhën e njëjtë kohore, edhe aksidentet me fatalitet, por edhe ato me dëme materiale, kanë shënuar ngritje.

Me gjithë përkushtimin e policisë dhe gjobitjes së shkelësve të rregullave të komunikacionit gjatë vitit 2017, për periudhën janar-prill kanë qenë 24 aksidente fatale, derisa 27 persona, gjatë asaj periudhe kanë humbur jetën.

Gjoba të reja në trafik
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Daut Hoxha tutje shton se njësitë relevante policore janë aktive në menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor në të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, ku tani me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, ka filluar edhe patrullimet me skuterë.

“Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues, do të jetë më praktik edhe në arritjen në kohë më të shkurtër aty ku kërkohet intervenimi policor”.

“Policia e Kosovës apelon në vazhdimësi te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave që dalin nga Ligji mbi trafikun rrugor në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve në trafik, e gjithashtu në këtë mënyrë të kontribuojnë edhe për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit”, shpjegon Hoxha.

Në anën tjetër, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se në Kosovë nuk ka institucione që merren me problematikën e sigurisë në komunikacion. Ai, gjithashtu, thotë se nuk ka as ligj të sigurisë rrugore , ligj për automjete, ligj për patentë-shofer, ligj për rregulla të qarkullimit, dhe kjo siç thotë Dedaj, bën që numri i aksidenteve të rritet çdo herë e më shumë.

Përkujtohen viktimat e trafikut
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:51 0:00

“Për t’u zvogëluar numri i aksidenteve, është e paraparë studimi i elementeve të sigurisë dhe shkaktarët e aksidentit - faktori njeri dhe ai rrugë, apo elementeve të rrugëve. Ekzistojnë shumë vende të rrezikshme të nivelit të lartë në Kosovë. Edhe faktori automjet është faktor që shkakton aksidente. Automjetet nuk do duhej të hyjnë në vend më të vjetra se sa 10 vjet. Kjo është ajo katastrofa që ka shkatërruar sistemin e sigurisë rrugore”, vlerëson Dedaj.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por megjithatë statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas këtyre masave shtrënguese.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG