Ndërlidhjet

Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmet ruse në Dnjipro


Ekipet e kërkim-shpëtimit në banesën e shkatërruar në Dnjipro.
Ekipet e kërkim-shpëtimit në banesën e shkatërruar në Dnjipro.

Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 25, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit.

Sipas tij, 72 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete tjera.

Sipas të dhënave, 39 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë shpëtuar.

Më herët gjatë ditës, këshilli ka shpallur tri ditë zie, për atë që e ka përshkruar “sulmin më të rëndë terrorist në Dnjipro”, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ekipet e shpëtimit kanë përdorur një kran për të evakuuar personat e bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës nëntëkatëshe.

Raketa ruse shkatërron një banesë shumëkatëshe në Ukrainë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:25 0:00

Ushtria ukrainase beson se ndërtesa është goditur me raketë me rreze të gjatë, Kh-22.

Si rezultat, hyrja e ndërtesës është shkatërruar plotësisht.

Sipas ushtrisë, vetëm më 14 janar, Rusia ka kryer tri valë të sulmeve në qytetet ukrainase.

Për sulmet është raportuar në ditën kur kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”.

Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë.

Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG